Takimi i Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikut të Qënieve Njerëzore
Të gjithë të angazhuar për të frenuar plagën e Trafikimit të Qënieve Njerëzore!
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise KOTE në takimin e Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikut të Qënieve Njerëzore e vuri theksin në punën e përbashkët të të gjithë strukturave ligjzbatuese, faktorëve të shoqërisë civile dhe komunitetit në parandalimin e këtij fenomeni turpërues të shoqërisë shqiptare.
Mbrojtja për Fëmijët, Vajzat dhe Fëmijët në nevojë, mbetet fokus i punës së Institucioneve Ligjzbatuese, Njësive të mbrojtjes së Fëmijve në çdo Bashki, OJF-ve dhe shoqërisë civile. Rëndësi e veçante po i kushtohet sistemimit dhe mbrojtjes së fëmijëve nëpër shkolla. Për këtë qëllim puna e psikologëve dhe sidomos bashkëpunimi i tyre me gjithë strukturat e tjera të arsimit, familjes e komunitetit duhet të jetë prioriteti kryesor.
Prefekti i Qarkut Odise KOTE ka kërkuar një qasje të re dhe përmirësim të aktivitetit të njësive mbrojtëse të fëmijëve në bashkitë e Qarkut, të cilat duhet të shërbyejnë si bërthama të identifikimit dhe zgjidhjes së problematikave. Këto njësi të mbrojtjes së fëmijëve duhet të kryejnë një punë të detajuar në drejtim të rregjistrimit të fëmijëve në shkolla, përfshirjes së familjeve në nevojë në skemën e ndihmës ekonomike, këshillime dhe shërbime të tjera sipas nevojës.
Prefekti KOTE kërkoi një kordinim më efikas, të përditësuar dhe me zgjidhje konkrete të rasteve prej të gjithë antarëve të Komitetit Rajonal Antitrafik, sipas Planin të Veprimit duke koordinuar me të gjithë faktorët, Tryezën Teknike, Policinë Vendore, të Emigracionit, Zyrat Vendore Arsimore, Institucioneve të Pushtetit Vendor, OJV-ve, etj.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër, ashtu si deri tani do të vijojë të jetë promotor i një bashëpunimi ndërinstitucional, dhe ndërqytetar, të promovojë dhe të mbështesë nisma qytetare e komunitare, si dhe të ndikojë fuqishëm me strukturat e qarkut në fushata sensibilizuese, masa e veprimtari konkrete në parandalimin dhe luftën pa kompromis ndaj këtij fenomeni.