Bashkëpunim dhe mbështetje në shërbim të banorëve të minoritetit e të krejt rajonit
Me zëvendës ministrin e brendshëm Andi Mahilaj dhe homologun e tij grek, zëvendës ministër i mbrojtjes së qytetarit Eleftherios Ikonomu një vizitē e frytshme pune në bashkinë Dropull me mikpritës, kryetarin e bashkise Dhimitër Toli.
Në takim u disktua për problematika të qarkullimit të shtetasve nē të dy anët e kufirit, kryesisht atyre minoritarë me lêvizje e nivel të lartē emigrimi, flukset e rradhët e gjata në ditë festash si dhe ndihma reciproke në raste fatkeqësish natyrore.
Kryetari i Bashkisë Dropull Dhimitër Toli kërkoi promovimin e njē bashkëpunimi më të mirë me bashkitë fqinje Janinë, Zagori, Pogon e Konicë, shkëmbime direkte ekonomike e kulturore dhe mbështetje me mjete logjistike me synim shërbimin më të mirê në dobi të banorëve tê bashkisë. Z. Toli u interesua për funksionimin normal të kalimit kufitar tē Sopikut, nē ndihmē të zonave malore tē Zagories e Pogonit.