Nderime të Festës Kombëtare të Greqisë
Nderimi për Festën Kombëtare të vendit fqinj është njëherësh Nderim për lumenjtë e gjakut, sakrificat e panumërta, për Lirinë e vendit tënd!
Prefekti i Qarkut z. Odise Kote së bashku me Kryetaren e Këshillit të Qarkut Lindita Rova, Kryetarin e bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi ishin pjesë e nderimit të Festës Kombëtare të Greqisë, organizuar nga bashkia Dropull dhe kryetari i saj Dhimitër Toli.
Populli shqiptar dhe populli grek për shekuj me rradhë nuk i ndalēn luftërat e tyre për liri e pavarësi. Shumë shqiptarë e arvanitas tē shquar u bënë luftëtarë dhe ishin pjesë e revolucionit kundër pushtimit otoman, duke sjellē fitoren dhe ditën e bekuar të lirisë.
Kjo histori e traditat e përbashkëta shekullore kanē farkëtuar miqësine dhe harmoninë e bashkëjetesës mes dy popujve tanë, midis minoritetit grek që jeton në Shqipëri e popullit shqiptar.
Nderim, Mirënjohje e Lavdi përjetë luftëtarëve të Lirisë!