Bashkëpunim dhe punë konkrete për lumenjtë Vjosë e Drino!
Bashkëpunim, përkushtim dhe punë konkrete për lumenjtë Vjosë e Drino!
Së bashku me Robert Shahinin e Aleksandër Totin e ECO Albania, në këtë javë koordinuam aksionin e ndërmarrë për “Forest of Hope”, (Pyllin e Shpresës).
Prefekti i Qarkut Gjirokastër, si dhe 6 bashkitë që shtrihen në luginën e Vjosës mbollëm 3000 fidanë Rrap, Plep, Shelg, nismë kjo e ndërmarrë për ri-pyllëzimin e bregut lumor të Vjosës dhe Drinos si degë e rëndësishme e saj.
Nisma për ri-pyllëzimin e brigjeve të Vjosës, vjen si vazhdimësi e përpjekjeve të EcoAlbania për ruajtjen dhe promovimin e luginës së Vjosës, si një park i ardhshëm kombëtar dhe synon të kontribuojë në uljen e nivelit të erozionit dhe zbutjen e efekteve të përmbytjeve në luginën e Vjosës. Për më tepër, shtimi i hapësirave të pyllëzuara përgjatë luginës së Vjosës, luan një rol kyç në mbështetjen e jetës së egër si dhe i shërben rekreacionit dhe zhvillimit të turizmit në zonë.
Faleminderit për mbështetjen ECO Albania dhe Bashkisë Gjirokastër (Flamur Golemi, Iljaz Memushi, Dropull (Dhimitër Toli, Jani Panajoti), Memaliaj (Gjolek Guci, Miri Shehu,) Tepelenë (Tërmet Peçi, Sokol Kanushi), Këlcyrë (Klemend Ndoni, Arqile Çoni), Përmet (Alma Hoxha, Petraq Vangjeli) Nënprefektët (Ervin Tuçi, Avni Lala) ADZM Gjirokatër (Grigor Dushi), Punonjësit e Shërbimeve Publike.
Me përkushtim e dashuri për tokën e mjedisin.