Aksion për mbjelljen e fidanëve përgjatë lumit Drino e Vjosë
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE, në bashkëpunim me Organizatën joqeveritare EcoAlbania, kryetarët dhe 6 bashkitë, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë e Memaliaj nisën sot aksionin e mbjelljes se fidanëve të llojit rrap, shelg dhe vidhër përgjatë brigjeve të lumit Drino e Vjosë.
Gjatë kësaj jave do të mbillen 3000 rrënjë fidanë në të gjashtë bashkitë e qarkut që lagen nga të dy lumenjtë Drino e Vjosë, me qëllim shtimin e sipërfaqes se gjelbër në qark, mbrojtjen brigjeve të lumenjve dhe në kuadër të Planit Kombëtar të Pastrimit.
Çdo ditë punë e përkushtim për tokën dhe ambjentin!