Aktivitet për Gjuhën Shqipe dhe Mësuesit
Me emocione dhe përjetime të forta, në këtë ditë të bekuar, me ministren Mirela Kumbaro, kryebashkiakun Flamur Golemi, kryetaren e Këshillit të Qarkut Lindita Rova dhe drejtoren e ZVA Albana Hasani, ishim pjesë e një aktiviteti kulturor sa me brendi e cilësi artistike aq dhe të ngrohtë e njerëzore, ku shprehëm me përulësi nderimin dhe mirënjohjen e thellë për armatën e arsimtarëve gjirokastritë në breza.
Për më të spikaturit ndër vite, u ndanë “Çertifikata Mirënjohjeje” si shenja të sigurta, të shndritshme, mirënjohjeje e adhurimi, që nuk do të shuhen kurrë. Kush nderon Arsimin dhe Mësuesit ka mbjellë fidanët e së ardhmes!