Takim për komunitetin
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE në takim me kryepleq të Dropullit të Poshtëm dhe kryetarin e Bashkisë Dropull Dhimitër Toli, me drejtues të punimeve, për cilësinë e ndërtimit të ujësjellësit të ri në Njësinë administrative Dropull i Poshtëm ka kërkuar standart, cilësi dhe respektim të afateve kontraktuale.
Shqetësimit të kryepleqësisë të përfaqësuar nga z. Filip Boboli që ekspozoi si problematikë zbatimin jo rigoroz të projektit të ujësjellësit që furnizon fshatin Dervician dhe pjesë të tjera të njësisë drejtuesit e punimeve iu përgjigjën me faktin se punimet janë në proces dhe ende të papërfunduara. Z. Boboli kërkoi rikthimin e rrugëve në gjendjen e mëparshme duke i asfaltuar ato dhe jo duke i betonizuar, ndërsa shtroi gjithashtu si problem se gjatë muajve të verës mungon furnizimi me ujë të pijshëm.
Kryetari i Bashkisë Dropull Dhimitraq Toli se po ndjek me vëmendje e përgjegjësi punimet dhe në përfundim të tyre do të kryejë gjithë inspektimet e nevojshme përpara marrjes në dorëzim të ujësjëllësit të ri. Gjithashtu z. Toli garantoi se me përfundimin e projektit do të marë zgjidhje përfundimisht problematika e hershme e kësaj zone lidhur me furnizimin e pandërprerë me ujë të pijshëm.
Në fjalën e tij, Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise KOTE ka bërë të ditur se do të ndjekë nga ana institucionale të gjithë ecurinë e zbatimit të projektit dhe për çdo problematikë që do të haset në vazhdimësi nga komuniteti i zonës do të kërkojë respektimin e kontratës, cilësinë e punimeve e mbi tē gjitha furnizimin me ujë të pijshëm tê banorëve të zonës.