Takimi i Grupit të Monitorimit në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të cannabis – sativa
Sfida për vitin 2022: Asnjë rrënjë e mbjellë me bimë narkotike në territor, asnjë individ që të guxojë të kultivojë e trafikojë lëndë narkotike!
Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut z. Odise KOTE është zhvilluar takimi i Grupit të Monitorimit për bashkërendimin e veprimtarisë së Institucioneve dhe Njësive të V.Q.V në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të cannabis – sativa për vitin 2022.
Prefekti i Qarkut z. Odise KOTE, ka kërkuar “që për realizimin e sfidës të Qarkut Gjirokastër për vitin 2022, për të mos patur asnjë rrënjë të mbjellë me bimë narkotike në territor dhe asnjë individ që të guxojë të kultivojë e trafikojë lëndë narkotike, bashkëpunimin e të gjithë faktorëve veprues e ndikues në territor. Ky është një objektiv që kërkon Organizim, Punë të detajuar e kapilare, Kontroll të imtësishëm të territorit, Ndërgjëgjësim të komunitetit sidomos në zonat me risk, Edukim ligjor, Masa efikase për të Parandaluar fenomin. Eshtë më e drejtë të fokusojmë energjitë dhe punën tonë në këtë Fazë Parandaluese se në ditët e muajt në vijim, duke kërkuar, korrur e djegur bimët narkotike. Dua të bëj të qartë edhe faktin se beteja për arritjen e këtij objektivi nuk është thjesht dhe vetëm e Policisë së shtetit, por një detyrë Institucionale, Morale e Qytetare e pushtetit vendor, Institucioneve ligjzbatuese, Drejtorive rajonale, OJF-ve e shoqërisë civile, Mediave, Komunitetit, e të gjithë punonjësve të administratës shtetërore”.
Ylli Vasili, drejtor i rendit e sigurisë në Policinë e Shtetit ka vlerësuar punën e bërë dhe masat e marra nga DVPSh në Gjirokastër, angazhimin e të gjithë drejtuesve të institucioneve, mediave e komunitetit në këtë sfidë që ka të bëjë me të gjithë proceset integruese në Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në këtë takim u përcaktuan detyra konkrete dhe disa stacione të punës së përbashkët:
1- Edukim, edukim, edukim ligjor dhe i pandërprerë i komunitetit për Parandalimin e fenomenit.
2- Kontroll efikas i terriorit nëpërmjet angazhimit të koordirnuar të të gjitha strukturave përgjegjëse në nivel vendor të qeverisjes.
3- Krijimi i hartave të sipërfaqeve të tokave, pyjeve dhe kullotave, specifikisht ku janë kultivuar ose potencialisht mund të kultivohen bimë narkotike.
4- Përfshirja e gjerë e publikut në procesin e informimit kundër kultivimit të bimëve narkotike nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe krijimi i mundësive praktike për sigurimin e informacionit nga qytetarët.
5- Dekurajimi i qytetarëve për mbjelljen e kanabisit nëpërmjet zbatimit të kombinuar të masave shtënguese ligjore, krijimit të hapësirave për veprimtari të ligjshme dhe realizimit të programeve të nevojshme sociale nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore.
6- Angazhimi i drejtpërdrejtë i strukturave të vetëqeverisjes vendore që kanë të bëjnë me pyjet, kullotat, bujqësinë etj, për evidentimin e sipërfaqeve të mundshme për tu mbjellë apo të mbjella me bimë narkotike si dhe raportimi në mënyrë të vazhdueshme për gjendjen e sipërfaqeve që janë në adminsitrim të tyre.
7- Rritja e kapaciteteve njerëzore dhe mjeteve të strukturave të ngarkuara me kontrollin e territorit nëpërmjet përforcimit dhe mbështetjes së kapacioteteve policore qoftë nga strukturat e policisë ushtarake dhe ato civile.