Analiza një vjeçare e punës së Prefektit të Qarkut Gjirokastër
Performancë me arritje e tregues konkrete, por dhe Objektiva e Sfida për vitin 2022!
Në Prefekturën e Qarkut Gjirokastër u zhvillua analiza e punës njëvjeçare, ku morën pjesë Kryetare e Këshilli të Qarkut, drejtues të VQV, të Degëve territoriale, DVPSH, të Kufirit etj.
Analizën e ndoqi Zv/ministri i brendshëm Andi Mahilaj dhe Drejtore e Prefekturave në Ministrinë e Brendshme Alma Mele Bime.
Prefekti i Qarkut z. Odise KOTE vlerësoi arritjet e viti 2021 në raport me vitin 2020, në treguesit:
– Kontroll më i detajuar dhe efikas iterritorit.
– Rritje e nivelit të E. Civile në përballimin e situatave problemore.
– Koordinim e b/punim më i mirë mes NJVV, Drejtorive e Institucioneve për realizimin e programit të qeverisë dhe shërbimin ndaj qytetarëve.
– Përballimin e situatës së Covid 19 dhe vaksinimin e popullatës.
– Pastrimi i Mjedisit dhe tolerancë zero ndaj krimit mjedisor.
– Rezultate dhe arritje në luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike.
– Efikasitet dhe rezultate me Task – force, Komitetet e Turizmit dhe Grupet monitorimit.
– Arritje por dhe problematika në procesin e rregjistrimit të adresave, të Këshillimit Kombëtar dhe tē Planit të Pastrimit Kombëtar.
Objektivat dhe prioritetet për vitin 2022 u vendosën në zbatim të Strategjisë Kombëtare dhe në zbatim të objektivave të qeverisë shqiptare për vitin 2022 dhe të mandatit të tretë qeverisës.