Për t’i shërbyer qytetarit në nevojë!
Me qytetarët në nevojë çdo ditë duke zgjidhur probleme, drejt integrimit në tregun e punës, për një jetë të re e të shëndetshme!
Prefekti i Qarkut z.Odise KOTE ka vlerësuar treguesit e performancës të Drejtorisë Rajonale të SH. S. Sh Gjirokastër, ndërkohë që ka kërkuar rritje të mëtejshme të treguesve të integrimit të tyre në tregun e punës dhe dalje nga skema e ndihmës ekonomike.
Shërbimi ndaj shtresave në nevojë nuk duhet të jetë thjesht dhe vetëm një shërbim administrativ e buroktarik ka nënvizuar prefekti Kote, por një proces i rëndësishëm sociopsikologjik e analizues, një proces që me merr parasysh gjithë rrethanat, traditën e zonës e familjen, bashkëpunimi ndëraktiv me të gjithë faktorët ndikues, me bashkitë, drejtoritë rajonale të punësimit, aftësimit professional, me Nj.admin, OJF-të, komunitetin e deri me kryepleqtë e rrethin e ngushtë familjar.
Eshtë mjaft i rëndësishëm kuptimi i detyrës nga çdo punonjës social, si një shërbim që kryhet ndaj shtresave më të varfëra, me ndjeshmërinë më të lartë ndaj padrejtësive, ndaj personave e familjeve që kanë nevojë për ndihmë e dorën e shtetit, ndaj përgjegjësia, fjala e ngrohtë, përkushtimi dhe ndershmëria duhet të jenë si ndaj vetes e familjarit të afërm.
Ndjeshmëria ndaj padrejtësive, manipulimit, marrjes së pamerituar të ndihmës ekonomike apo komisionit mjekësor është dhe duhet të jetë matësi më i rëndësishëm i Performancës së punës, por edhe një tregues i seriozitetit të shtetit në trajtimin social të shtresave në nevojë.
Drejtoria e Shërbimit Social Shtetëror duhet të jetë edhe pjesë aktive e procesit të integrimit në tregun e punës të kësaj shtrese, në bashkëpunim e raport funksionues me Drejtori e Institucione që e kanë për detyrë funksionale këtë process.
Ulja e numrit të personave që jetojnë me ndihmë ekonomike, duke nxjerrë prej skemës ata që plotësojnë afatin 5 vjeçar të ndihmës, duhet të vlerësohet si një shans e mundësi e re për rifilluar, të kualifikuar tashnë dhe të integruar në punë me të cilën të përballojnë jetesën.
Prefekti i Qarkut z.Kote ka vlerësuar pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e kësaj Drejtorie me Këshillin e Qarkut, Bashkinë Gjirokastër, Drejtoritë Rajonale të Punësimit, të Aftësimit Professional, të Sigurimeve Shoqërore, të Inspektoriatit të Punës, Shkollës së mesme profesionale Thoma Papapano, ADISA-s, etj, si një qasje e re e punës dhe veprimit për shërbimin sa më të mirë ndaj qytetarëve.
Bashkë si një Ekip për t’i shërbyer çdo orë, çdo ditë, çdo javë qytetarit në nevojë!