Lavdi Brigadës së VI – të Sulmuese!
Prefekti i Qarkut z. Odise Kote, Kryetare e bashkisë Alma Hoxha, Kryetare e Këshillit të Qarkut Lindita Rova, Organizatat e veteranëve, të familjeve të dëshmorëve, Bashkia Përmet e qytetarët përmetarë, kremtuan sot 78 – vjetorin e themelimit të Brigadës së VI – të sulmuese.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise KOTE në përshëndetjen e tij duke folur për heroizmin dhe veprën e këtij formacioni të ushtrisë partizane, evokoi rrugën e lavdishme, betejat e zhvilluara, heronjtë e dëshmorët e rënë pë liri.
“Nuk ka në të gjithë historinë e Luftës së II botërore një këngë dhe një dyvargësh që ta sintetizojë kaq madhërishëm, në mënyrë unike dhe me dramacitetin e pakrahasuar të luftës, se sa kënga e popullit për Brigadën e VI – të”.
“…dil nëno të shikosh jashtë …”
Vitet le të ikin tutje, kënga e popullit do mbetet nē shekuj!
Lavdi Dëshmorëve dhe Heronjve të Atdheut!