109-vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit!
Prefekti i qarkut Odise KOTE mori pjesë dhe përshëndeti në Festën e 109 – vjetorit të themelimit të Policisë të Shtetit Shqiptar.
Prefekti Kote evidentoi rrugën transformuese në vite të policisë së shtetit, rrugë plot sakrifica e dëshmorë, në përpjekje për tu ngjitur në lartësitë e kërkesave të kohës dhe standartet Europiane.
Misioni dhe Detyra e saj janë bërë tani edhe më të shenjta!
“Përkushtimi, vetëmohimi, dituria, pasioni dhe dëshira e mijëra punonjësve të policisë në breza, në këtë profesion sa fisnik aq edhe të vështirë, ka qenë dhe mbetet aseti ynë kombëtar. Koha që po jetojmë kërkon bashkëpunim të shkëlqyer me Qytetarin, Komunitetin, Institucionet, Njësitë e qeverisjes vendore me synim Edukimin Ligjor dhe rritjen e ndërgjegjësimit në zbatimin e Ligjit, e mbi të gjitha Parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në të gjitha format që shfaqet.”
Policia e Shtetit, punonjësit e saj, gëzojnë sot adhurimin dhe besimin e qytetarit në mbrojtje të lirisë e të drejtave të njeriut, të sigurisë publike, standartit të jetesës, të pronës publike e private.
Ky besim është Mirënjohja dhe Nderimi më i çmuar për sakrificat e panumërta, për punën dhe aktivitetin e Policisë së Shtetit.