Ekselentët e Gjirokastrës – krenari dhe traditë!
Prefekti i qarkut Odise Kote ishte pjesë e nismës së bukur të bashkisë Gjirokastër dhe ZVA për të vlerësuar nxënësit ekselentē të shkollave 9 – vjeçare e të mesme.
Me kryebashkiakun Flamur Golemi dhe drejtoren e arsimit të ZVA Gjirokastër Albana Hasani, bashkëbiseduam me stafet pedagogjike dhe vlerësuam nxënësit ekselentë në disa nga shkollat 9 – vjeçare e të mesme si pjesë e njē procesi promovimi dhe mbështetjeje institucionale e qytetare.
Gjirokastra e ka KULT dhe në ADN – në e saj ARSIMIN, nderimin dhe mirënjohjen.
Në këtë traditë të mrekullueshme u nderuan nga çdo shkollë më të mirët – ata që udhëheqin me punën, dijet, talentin e tyre jetën e çdo shkolle 9 – vjeçare e të mesme në Gjirokastër.
Investimi për dijen, shkollën dhe ekselentët ështe investimi më i sigurt për të Ardhmen!