Shqipëri e Pastër!
Edhe sot në procesin e nismës për pastrimin e territorit të qarkut Gjirokastër, Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise Kote së bashku me kryetarin e bashkisë Gjirokastër z. Flamur Golemi ishin sëbashku me djemtë e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë “Illyrian Guard” në zonën e përroit të lagjes Granicë dhe Palorto të qytetit Gjirokastër.
Këtij aksioni të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë “Illyrian Guard”, iu bashkuan edhe qytetarë dhe punonjës të shërbimeve publike tē bashkisë Gjirokastër. Prefekti KOTE në njē prononcim për mediet apeloi për rikthim në traditën gjirokastrite të pastërtise, në vetëdijen qytetare për një jetë të pastër e të shëndetshme në harmoni me natyrën.
Plani i Veprimit për Pastrimin e territorit të qarkut Gjirokastër ka filluar që prej 21 nëntori në zbatim të nismës së Kryeministrit të Shqipërisë për Aksionin Kombëtar të Pastrimit “Të çlirojmë territorin nga ndotja mjedisore” do të vijojë deri më 22 dhjetor 2021 sipas një grafiku të përcaktuar pune, të hartuar nga Prefekti i qarkut Gjirokastër.
Të gjithë bashkë për një Shqipëri të Pastër!