85-vjetori i lindjes së baba Haxhi Saliajt
Prefekti i qarkut z. Odise KOTE ishte pjesë e Konferencës përkujtimore, organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane me rastin e 85-vjetorit të lindjes së baba Haxhi Saliajt,
Në Konferencë krahas vlerësimit të botimit të veprës së tij u vlerësua dhe roli i shquar i tij në historikun e bektashizmit shqiptar.
Teqet bektashiane – u shpreh prefekti KOTE – kanë qenë dhe mbeten vatra të rëndësishme për edukimin e brezave. Teqetë shqiptare për shekuj me rradhë u shndërruan në shkollat e vërteta ilegale ku u kultivua, u fol, u kēndua dhe u ruajt si sytë e ballit gjuha shqipe.
Baba Haxhi Saliaj spikati si klerik i tarikatit bektashi ndërsa në figurën e tij evidentohen atdhedashuria, respekti për besimet e tjera, dëshira për dijen dhe arsimin.
Figura si baba Haxhi Saliaj kanë lënë gjurmë në memorien e brezave.