Dëgjesës publike mbi identitetin turistik
Mendimi inteligjent i biznesit – Rregullore e funksionimit të Pazarit karakteristik të Gjirokastrës!
Prefekti i Qarkut z. Odise Kote bashkë me kryetarin e bashkisë z. Flamur Golemi ishin pjesë e Dëgjesës publike me pronarë të bizneseve të Pazarit Karakteristik.
Hartimi i Rregullores së funksionimit sipas standarteve të qyteteve në UNESCO, estetika dhe unifikimi i gërmave, ngjyrës së përdorur, pastërtia tradicionale, produktet e identitetit kombëtar e gjirokastrit, hapësirat publike e peisazhi turistik – ishin disa nga problemet, idetë dhe propozimet e funksionimit të kësaj qëndre turistike si një kompleks unik, si nje e tërë.
Drejtues të bashkisë prezantuan Projekt – Rregulloren, projeketet e thelluara të aredimit të Pazarit në raport organik me zhvillimin e Ofertës turistike dhe deri tek krijimi i Brandy- it Gjirokastra të realizuara me asistencë ndërkombëtare të specializuar.
Gjirokastra meriton performancën aristokratike dhe për këtë objektiv po punojnë tē gjithë së bashku, Biznes – Pushteti vendor – Donatorë e faktori ndërkombëtar.