Sëbashku përballojmë çdo sfidë të Emergjencave Civile
Prefekti i Qarkut z.Odise KOTE në takim me drejtues të Emergjencave civile dhe drejtues të zjarrfikësave në bashkitë respektive ka kërkuar strukturim të plotë, Plane – Veprimi për situatat e riskut, Plane operacionale në rast përmbytjesh e fatkeqësisht natyrore, përdorim efikas të 4% të buxhetit bashkiak në interes të Emergjencave si dhe një përgatitje serioze e intensive në çdo ditë të vitit.
Ngritja e sistemit të sinjalizimit, ndjekja me vëmëndje maksimale e buletineve metereologjike e sizmike, përcaktimi i detyrave konkrete duke filluar nga njësia bazë në fshat, Njësi Administrative, Drejtori e Institucione, grupet e vullnetarëve e deri tek mobilizimi i përgjithshëm i të gjithë forcave e mjeteve për përballimin e situatave, mbeten detyrat bazë për këto struktura.
Gadishmëri e lartë e efektivave, vigjilencë dhe maturi, zbatimi i protokolleve dhe sidomos bashkëpunimi e ndërveprimi midis të gjithë faktorëve përmes një planizimi kapilar është jo vetëm detyrë e përhershme, por dhe një Mision për të shpëtuar jetë njërëzish.