Takim mbi shërbimin korrekt dhe transparent ndaj qytetarëve
Në analizën 10-mujore të Drejtorive Rajonale që japin shërbime ndaj qytetarëve, Prefekti i Qarkut z. Odise KOTE, ka ballafaquar pritshmëritë dhe standartin e kërkuar me arritjet, problemet dhe perceptimin e publikut për këto shërbime të ofruara.
Synimi i këtij ballafaqimi: Rritja e nivelit të Performancës, Shërbim sa më korrekt, reduktimi i pengesave administrative, ofrimi i shërbimeve në mënyrë të shpejtë, efikase, transparente, cilësore, zhvillimi i standardeve të kujdesit ndaj qytetarëve dhe toleranca zero ndaj fenomenit të mitmarrjes.
Shërbimi ndaj qytetarit – është dhe mbetet treguesi bazë për Performancën e gjithësecilit prej nesh.
Modeli i administratës publike e shtetërore ashtu siç kërkohet në standartin më të lartë të Bashkimit Europian është Qytetërim, para së gjithash Disiplinë, Disiplinë Morale, Sociale, Kulturore, Administrative dhe Shkencore.
Në këtë Analizë u përcaktuan detyra konkrete për të gjithë drejtoritë dhe institucionet në vartësi me synim: Përmirësimin e vijueshëm të të gjithë treguesve.