Takim me pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Prefekti i Qarkut Gjirokaster z. Odise KOTE ka pritur në ambientet e institucionit pjesëmarrësit e edicionit të 12 të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes së bashku me përfaqësues nga Komanda e Doktrinës dhe e Stërvitjes të NATO-s në Shqipëri dhe Drejtoreshën e Çështjeve Vendore dhe Prefekturave në Ministrinë e Brendshme znj. Alma Mele.
Gjatë këtij takimi u diskutua për historikun e qytetit të Gjirokastrës, traditat kulturore – historike, zhvillimin ekonomik e social si edhe për rëndësinë e prezencës së Kursit të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në këtë takim ishin përfaqësuesit e vendeve të ndryshme të aleancës si Gjermani, Itali, Greqi, Bullgari, Shqipëri, si dhe vendet partnere që bashkëpunojnë ngushtë me NATON, si Gjeorgjia dhe Kosova, që aspirojnë të jenë pjesë e saj në të ardhmen. Në përfundim të takimit Prefekti i shoqëroi dhe ju shpjegoi përfaqësuesve historikun e qytetit si dhe në Kalanë e Gjirokastrës.