Situatë e pazakontë zjarresh në Qarkun Gjirokastër
Sëbashku me kryebashkiakun e Dropullit Dhimitër Toli, drejtues të policisë, të DNSH, të drejtorive rajonale, të Zjarrfikëseve të Dropullit, Gjirokastrës, Libohovës e dy zjarrfikëseve të ushtrisë, me të gjithë efektivat e tyre, vullnetarët etj shpëtuam banesa, pronën dhe bagëtitë e banorëve në fshatin Radat.
Dje e ditë më parë me të njëjtën frymë skuadre u punua në Gjirokastër, Antigone, Lunxhëri, ku në krye të shtabit të operacionit ishte kryebashkiaku Flamur Golemi e në mbështetje me mjete, forca e infrastrukturë gjithë bashkitë e Qarkut.
Me të njejtin përkushtim Alma Hoxha në Përmet, Tërmet Peçi në Tepelenë e sot Gjolek Guci në fshatin Memaliaj që po lufton ende me zjarret.
Në Krye të detyrës dhe si një Ekip i vetëm, i bashkuar ia dalim të triumfojmë mbi fatkeqësitë e natyrës!