Siguri e lartë në kufijtë shtetërorē dhe Shërbime të standarteve perëndimore në pikëkalimet kufitare
Ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar nga Kakavija se Shqipëria ka sot një nivel mjaft të lartê të sigurisë sê kufijve shtetërorê dhe ofron standarte shërbimi si ato tê vendeve perëndimore në pikëkalimet kufitare. Shqipëria sot është eksportuese e sigurisë në rajon falë edhe mbështetjes pakufi të partnerëve e ndihmës sê çmuar të SHBA, për tê cilën shprehu mirënjohjen e veçantë tê qeverisë shqiptare.
Ambasadrja amerikane Yuri Kim pasi vlerësoi arritjet e policisë shqiptare, kishte mesazh nga Kakavija: Tregohuni të zgjuar dhe të pamëshirshëm përballë krimit, angazhimi i SHBA do të vazhdojë të jetë gjithmonë i palëkundur.
Nga pika kufitare e Kakavijës, ambasadorja e SHBA në Shqipëri i dërgoi një mesazh agjencive ligjzbatuese në vend që të tregohen të zgjuar dhe të pamëshirshëm përballë trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit.
Kim deklaroi se kufijtë e sigurtë nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj por për sigurinë globale në tërësi, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo theksoi se SHBA do të vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë. Kufijtë e sigurtë nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj por edhe për sigurinë globale që përfshin edhe SHBA.
Angazhimi i qeverisë së SHBA për forcimin e ligjzbatimit në Shqipëri është këtu tani dhe do vazhdojë të jetë këtu gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Dhurimi i pajisjeve është dëshmi e saj. Ne nuk jemi vetëm në këtë fushë. Punojmë ngushtë me Greqinë. Mbrojtja e kufijve nga qarkullimi i armëve dhe drograve është thelbësore për sigurinë rajonale.
Arrestimet e fundit në kufi janë tregues i mirë që pajisjet që kemi dhuruar janë efikase. Trafikimi i armëve, tregtinë e narkotikëve drejtohen nga element kriminalë të zgjuar dhe të pamëshirshëm., Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë të punojnë krah për krah kundër trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit. SHBA do vazhdojnë qëndrojnë krah jush përballë krimit gjithnjë në zhvillim”, u shpreh ambasadorja.