Standart Shërbimesh – Sezon turistik i sukseshëm!
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE në kuadër të zbatimit të Urdhërit të Kryeministrit nr. 55, datë 24.06.2021 “Për ngritjen e Task-Forcës Ndërinstitucionale të sezonit turistik veror 2021” me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive të qarkut dhe drejtuesve të institucioneve shtetërore në nivel vendor, kërkoi Standart Shërbimesh, Respektim të Ligjit, Punë në Ekip dhe masa organizative në funksion të Sezonit turistik 2021.
Në fokusi ishin masat e përbashkëta për mbarëvajtjen e një sezoni turistik të sigurt, me mikpritje, shërbime të kualifikuara, higjenë e nivel të sigurisë ushqimore, dhe për këtë qëllim monitorimin nga grupet e Task – Forcës në terren, për zbatimin e Urdhërit të Kryeministrit nr. 55/2021 dhe të Plan-Veprimit për sezonin turistik veror 2021.
Prefekti i qarkut prezantoi Plan–Veprimin me të gjitha detyrat e caktuara sipas Ministrive përkatëse si dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore me institucionet shtetërore vendore për menaxhimin sa më të mirë të këtij sezoni turistik.
Në përfundim të takimit, Prefekti i qarkut kërkoi angazhim maksimal të të gjithë strukturave përgjegjëse për zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2021.
Në krye të detyrës. Një Ekip në shërbim të qytetarëve e biznesit vendor!