Zëri i qytetarëve i rëndësishëm në zgjidhjen e çdo problemi
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE në takim me përfaqësues të firmës kontraktore “Strabag AG”, Ndërmarjes së ujësjellës SH.A Gjirokastër, n/kryetarin e Bashkisë ka kërkuar shpjegime në lidhje me ecurinë e punimeve të objektit “Rehabilitimi i rrjetit të furnizimit me ujë të Gjirokastrës” i cili ka filluar të zbatohet në nëntor të vitit 2019.
Nisur nga ankesat e shumta të bëra nga qytetarët mbi vështirësitë e hasura nga prishja e infrastrukturës rrugore dhe kalldrëmeve për rehabilitimin e linjave të ujësjellësit, sidomos në lagjet e vjetra të qytetit të Gjirokastrës, Prefekti i Qarkut ka kërkuar nga firma zbatuese respektimin e afateve kohore përmbyllëse të realizimit të projektit, rishikim të cilësisë së punimeve të realizuara dhe furnizim sa më cilësor të qytetarëve me ujë të pijshëm.
Ky takim vjen si pararojë e masave që po
ndërmerren në kuadër të rimëkëmjes së ekonomisë lokale, ecurisë së një sezoni të suksesshëm turistik, jo vetëm në Gjirokastër si qytet i rëndësishëm i trashëgimisë botërore por në të gjithë Qarkun Gjirokastër, sëbashku me masat e tjera në kuadër të zbatimit të Ligjit e Mbrojtjes së territorit.