Bashkë për zbatimin korrekt të ligjit në territor
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE drejtoi sot takimin e grupit të monitorimit për bashkërendimin e veprimtarisë së Institucioneve Shtetërore ligjizbatuese, Degëve territoriale dhe Njësive të vetqeverisjes vendore në kuadër të luftës kundër kultivimit e trafikimit të Canabis – Sativa për vitin 2021.
Parandalim i fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike përmes angazhimit konkret të të gjithë faktorëve ndikues në terren, shkëmbim të informacionit dhe bashkëpunim në interes të zbatimit të ligjit për ta bërë territorin e Prefekturës së Qarkut Gjirokastër një Zonë të pastër e të shëndetshme.
Edukim ligjor, frymë dhe klimë promovuese për punën dhe djersën e ndershme, veprimtarinë ligjore e të legalizuar duke i prerë rrugën të gjitha shtigjeve e mundësive që ndihmojnë e mbështesin individë ose grupe me veprimtari të dyshimta.
Respekt për standartin, kërkesë llogarie për punonjësit e çdo administrate që vepron në terren, ballafaqin me punën e përditshme të tij dhe ndikimin e ligjit në territorin ku ushtron detyrën.
Duke punuar si një ekip realizojmë edhe objektivat e Qeverisë Shqiptare për Prefekturën e Qarkut Gjirokastër.