Takimi i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE zhvilloi takimin e parë të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit për vitin 2021.
Në takim ishin drejtues të bashkive të qarkut Gjirokastër dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore në nivel vendor, anëtarë të këtij Komiteti.
– Masat dhe përgatitja e infrastrukturës turistike.
– Plan – Menazhim të sezonit të Ofertës turistike.
– Plan – Kalendar eventesh në kushte pandemie.
– Ndërveprimi ndërmjet faktorëve ndikues për promovim e phare e resorteve turistike.
– Klimë promovuese me Agjensitë turistike dhe bizneset turistike.
– Produkte dhe artizanat në interes tê turizmit.
Qëllimi i takimit ishte: Ide dhe alternativa për fillimin e sezonit turistik për vitin 2021, në kushtet e reja të krijuara nga situata e pandemisë Covid-19.
Nga ana e anëtarëve të Komitetit Rajonal të Turizmit u paraqitën situatat aktuale të infrastrukturës turistike për bashkitë respektive, masat e deritanishme të marra me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik 2021 në kushtet e pandemisë dhe problematikat e hasura.
Në përfundim të takimit, Prefekti i Qarkut Gjirokastër theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është i rëndësishëm për menaxhimin e turizmit dhe kërkoi angazhimin maksimal të të gjithë strukturave të pushtetit vendor dhe degëve territoriale në mbarëvajtjen e një sezoni turistik sa më të suksesshëm dhe atraktiv për turistët.