Takim me Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër
Bashkëpunim dhe nxitje të projekteve të përbashkëta në dobi tê forcimit të mardhënieve mes dy vendeve tona.
Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Odise Kote priti në takim Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër z. Dimitrios Sacharidis.
Prefekti i qarkut i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re Kosullit të Përgjithshëm z. Sacharidis, në krye të Konsullatë së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër dhe vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Prefekti vuri theksin në lidhjet historike të Rajonit të Gjirokastrës me Greqisë, raportet ndërinstitucionale, projektet e realizuara falë këtyre marrëdhënieve bashkëpunimi, kontributin nga përfaqësitë diplomatikë të dy vendeve.
Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë z. Sacharidis falënderoi prefektin z. Kote për pritjen miqësore dhe vlerësoi me nota pozitive bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve në fusha të ndryshme me interes reciprok.
Në përfundim të takimit, të dyja palët shprehën bindjen e plotë se është koha e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, të klimës së fqinjësisë së mirë, standarte që ndihmojnë edhe për integrimin e vendit në familjen e madhe europiane.