Takim i Task Forcës Vendore anti Covid-19
Prefekti i qarkut Gjirokastër Z. Astrit Aliaj zhvilloi një takim pune me një pjesë të anëtarëve të Task Forcës Vendore anti Covid-19 në zbatim të detyrave për monitorim të masave anti Covid-19 në institucionet arsimore parauniversitare. Të pranishëm ishin drejtori i NJVKSH Gjirokastër, drejtori i degës rajonale të ISHSH Gjirokastër, drejtoresha e ZVA Gjirokastër – Libohovë dhe përfaqësuesi i Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi situatën aktuale epidemiologjike referuar rritjes së rasteve pozitive me virusin Covid-19 duke i kushtuar vëmendje të veçantë rasteve pozitive të rezultuara në institucionet arsimore parauniversitare në qark. Në fjalën e tij, Prefekti i qarkut kërkoi një angazhim maksimal nga të gjithë institucionet përgjegjëse dhe bashkëpunim ndërinstitucional për garantimin e zbatimit të masave dhe protokolleve të sigurisë veçanërisht në shkolla për frenimin e përhapjes së infeksionit Covid-19. Gjithashtu, Prefekti i bëri apel qytetarëve, prindёrve, nxёnёsve, mёsuesve dhe subjekteve të respektojnë protokollet e sigurisë si përdorimi i detyrueshëm i maskave në ambiente të mbyllura dhe distancimin fizik me qëllim mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit.