Ceremonia pёrkujtimore e 140-vjetorit të lindjes dhe 105-vjetorit të vrasjes së Heroit të Popullit Çerçiz Topulli
Prefekti i qarkut Gjirokastёr Z. Astrit Aliaj ishte i pranishёm nё ceremoninё pёrkujtimore të 140-vjetorit të lindjes dhe 105-vjetorit të vrasjes së Heroit të Popullit Çerçiz Topulli, mbajtur në vendprehjen e eshtrave të tij, në Varrezat e Rilindasve. Tё pranishёm në këtë ceremoni ishin kryetarja e Kёshillit tё qarkut Gjirokastër, kryetar i bashkisë Gjirokastër, familjarë dhe të afërm.
Në fjalën përshëndetëse, Prefekti i qarkut shprehu nderimet më të larta dhe përuljen përpara heroizmit të dy djemve të Gjirokastrës, Bajo e Çerçiz Topulli, të cilët janë të mirënjohur në mesin e personaliteteve të shquara shqiptare, për kontributin që kanë dhënë për formësimin, çlirimin, pavarësinë kombëtare dhe krijimin e shtetit shqiptar.
Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Ai zgjoi interesimin mbarëpopullore në qarqet e rrethet patriotike, që prisnin një shkëndijë për të filluar zgjimin e madh e të gjerë. Prandaj emri i Çerçiz Topullit u gdhend në histori përjetësisht për tu nderuar si dëshmor i shekujve në gjithë përvjetorët historik të kombit shqiptar.
Pas përfundimit të ceremonisë zyrtare, u vizitua edhe shtëpia e Çerçiz Topullit, ku nga biseda me trashëgimtarët e kësaj dere të madhe u diskutua mbi mundësinë e rijetësimit të shtëpisë muze në atraksion për turistët që vizitojnë qytetin e Gjirokastrës.