Takimi i Task Forcës Vendore anti Covid-19
Është zhvilluar takimi i rradhës i Task Forcës Vendore anti Covid-19 në zbatim të detyrave të monitorimit të protokolleve të sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare në qarkun Gjirokastër. Të pranishëm ishin anëtarët e Task Forcës Vendore anti Covid-19 si dhe drejtuesit e Zyrave Vendore Arsimore në qarkun Gjirokastër.
Prefekti i qarkut Gjirokastër Z. Astrit Aliaj u shpreh se referuar shifrave të situatës epidemiologjike duhet tё mos ulet vigjilenca sidomos që në 14 shtator filloi viti shkollor 2020-2021 dhe kërkohet një angazhim maksimal nga të gjithë institucionet përgjegjëse për marrjen e masave me qëllim mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.
Nga anëtarët e Task Forcës u raportua mbi punën e bërë deri në këto momente dhe planet e masave të ndërmarra për ndjekjen e vitit shkollor sipas përgjegjësive të tyre.
Drejtuesit e ZVA-ve të qarkut Gjirokastër prezantuan situatën në institucionet arsimore, masat e marra prej tyre, ecurinë e procesit mësimor dhe problematikat e hasura nga fillimi i vitit shkollor 2020-2021. Në përfundim të takimit, Prefekti theksoi se Task-Forca anti Covid-19 duhet të vijojë intensifikimin e kontrolleve në terren për garantimin e zbatimit të masave dhe protokolleve të sigurisë veçanërisht në shkolla për frenimin e përhapjes së infeksionit Covid-19.