Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021
Me rastin e fillimit tё vitit të ri shkollor 2020-2021, Prefekti i qarkut Gjirokastёr z. Astrit Aliaj vizitoi nga afër shkollën e mesme të bashkuar “Adem Alushi” njёsia administrative Krahës dhe shkollën e mesme të bashkuar “Ormen Selami” njёsia administrative Qesarat dhe shkollën 9-vjeçare “Nimete Progonati” bashkia Memaliaj.
Më tej, u zhvillua dhe një takim me kryetarin e bashkisë Memaliaj z. Gjolek Guci lidhur me problematikat që u konstatuan gjatë vizitës në këto shkolla. Prefekti i qarkut theksoi vazhdimin e marrjes së masave mbi përmirësimin e infrastrukturën të brendshme dhe të jatshme të shkollave. Përsa i përket masave për furnizmin me materialet higjeno-sanitare dhe distancimin fizik ishin marrë për të siguruar një mbarëvajtje të rregullt të procesit mësimor. Nё fjalёn e tij pёrshёndetёse, Prefekti i qarkut uroi nxënësit e mёsuesit pёr një vit shkollor sa më të mbarë dhe u shpreh se ёshtё e rёndёsishme respektimi i rregullave dhe protokolleve të kujdesit shëndetësor nga nxёnёsit janë mbi të gjitha mbrojtje e shëndetit tё tyre, shoqeve e shokëve, mësuesve dhe familjarëve po ashtu. Në të dy shkollat e mesme të bashkuara filluan sot në total 298, përkatësisht 191 nxënës në shkollën “Adem Alushi” dhe 107 nxënës në shkollën “Ormen Selami”. Ndërsa në shkollën “Nimete Progonati” filluan 250 nxënës, të cilët do të ndjekin procesin mësimor me dy turne.