Certifikatë mirënjohje
Prefekti i qarkut Gjirokastër Z. Astrit Aliaj i ka dorëzuar certifikatë mirënjohje Z. Kosta Sotiri, president & CEO i kompanisë “ALFA S.A.”, biznes që kontribuoi me ndihma ushqimore gjatë situatës së krijuar që solli fluks të shtetasve shqiptarë në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, si pasojë e zbatimit të masave të marra nga shteti fqinj grek për mbrojtjen nga Covid-19 si dhe për parandalimin e përhapjes së tij.
ALFA S.A u themelua më 1992 dhe e filloi aktivitetin e saj të biznesit si distributore zyrtare e Amstel /Pepsi Co. Në 1997, ALFA S.A ndërtoi një fabrikë moderne në fshatin Glinë, e cila bëri të mundur zgjerimin e aktivitetit të ALFA S.A me prodhimin e Ujit të Famshëm Glina. ALFA S.A.ka krijuar një rrjet të madh dhe të mirë-organizuar shitjesh dhe shpërndarjeje në të gjithë Shqipërinë, rrjet që përfshin 40 distributorë ekskluzivë dhe ka mbi 450 punonjës.
Gjatë vizitës së tij në fabrikën e prodhimit të birrës Elbar “Glina”, Prefekti vlerësoi Z. Sotiri që u solidarizua duke kontribuar në ndihma humanitare ndaj qytetarëve që qëndruan disa ditë përgjatë segmentit rrugor kombëtar Jergucat-PKK Kakavijë. Ndër të tjerash, Prefekti ofroi mbështetjen institucionale si dhe falenderoi këtë biznes për kontributin e rëndësishëm që jep në zhvillimin ekonomik të qarkut tonë.