Inspektim i shkollave në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2020-2021
Prefekti i qarkut Gjirokastër Z.Astrit Aliaj së bashku me Zv/ministren e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Nina Guga inspektuan nga afër shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi” bashkia Gjirokastër dhe shkollën e bashkuar “Bularat” bashkia Dropull në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2020-2021.
Të pranishëm në këto takime ishin drejtorët e ZVA Gjirokastër-Libohovë Znj. Albana Hasanaj, drejtori i ZVA Finiq-Dropull Z. Ziso Lluci, kryetari i bashkisë Dropull Z. Dhimitraq Toli si dhe drejtorët e stafi pedagogjik të shkollave përkatëse.
Gjatë inspektimeve u evidentuan masat e nevojshme të ndërmarra nga drejtorët e institucioneve arsimore me planifikimin e skenarëve për zhvillimin e procesit mësimor sipas specifikave të shkollave si dhe problematikat që kanë këto shkolla në infrastrukturë dhe jo vetëm.
Në fjalën përshëndetëse Prefekti i qarkut uroi që ky vit arsimor tё jetё i mbarë dhe i qetë referuar dhe situatës së shkaktuar nga virusi Covid-19 që po kalojmë, me mё pak problematika dhe se tё gjithё sё bashku tё punojmё fort gjatё gjithё vitit pёr njё ecuri tё rregullt tё kёtij viti arsimor.
Nga ana e zv/ministres Guga vlerësoi të gjithë aktorët përgjegjës për angazhimin e tyre për mbarëvajtjen e fillimit të vitit shkollor 2020-2021 si dhe theksoi mbështetjen e mëtejshme të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe infrastrukturës së institucioneve arsimore në qarkun Gjirokastër.