Takim me drejtues dhe specialistë të institucioneve shtetërore dhe inspektoriateve
Prefekti i qarkut ka zhvilluar një takim me drejtues dhe specialistë të institucioneve shtetërore dhe inspektoriateve të cilët janë pjesë e task forcës për kontrollin e masave lehtësuese dhe zbatimin e protokolleve të përcaktuara nisur nga situata shqetësuese e shtimit të rasteve të të prekurve nga Covid-19.
Prefekti i qarkut ka kërkuar intesifikimin e kontrolleve, takimeve sensibilizuese me të gjithë banorët e qarkut por edhe zbatimin e sanksioneve ligjore në rastet kur jemi në kushtet e mosbatimit të kontrolleve dhe masave për mbrojtjen nga Covid-19.