Takimi i Task Forcës Vendore të Luftës kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit
Në institucionin e Prefektit të Qarkut Gjirokastër është zhvilluar takimi i Task Forcës Vendore të Luftës kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit me temë “Analizën 6-mujore e veprimtarisë së Task Forcës Vendore”. Në këtë takim ishte e pranishme Zëvendësministrja e Brendshme znj.Rovena Voda e cila është njëkohësisht edhe kryetare e Task Forcës Qëndrore. Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e një pjese të antarëve në sallë dhe një pjesë on line, me qëllim respektimin e masave parandaluese ndaj përhapjes së COVOD-19.
Prefekti i qarkut bëri një pasqyrim të punës së institucionit të Prefektit dhe të gjitha njësive të vetëqeverisjes vendore, degëve territoriale dhe institucioneve anëtare të Task Forcës Vendore për periudhën janar-qershor 2020. Në fjalën e tij z.Aliaj evidentoi problematikat e konstatura në punën e të gjitha institucioneve në luftën ndaj fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike dhe njëkohësisht kërkoi rritjen e përgjegjësisë nga të gjitha strukturat ne monitorimin e territorit dhe luftimin e ketij fenomeni.
Ne fjalën e saj Zëvendësministrja e Brendshme znj. Rovena Voda, vlerësoi punën e deritanishme të Task Forcës Vendore të qarkut Gjirokastër dhe kërkoi angazhimin edhe më tej, koordinimin dhe bashkëpunimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse për të arritur kontrollin e plotë të territorit dhe eliminimin e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.