Inspektim me Zv. Ministren e Brendshme në zonën muzeale të qytetit të Gjirokastrës

Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ka shoqëruar Zv. Ministren e Brendshme znj. Rovena Voda, sëbashku me kryetarin e bashkisë Gjirokastër z. Flamur Golemi, përgjatë pjesës muzeale të qytetit të Gjirokastrës për të parë nga afër disa nga problematikat që shqetësojnë aktivitetet tregëtare dhe komunitetin e zonës. Sfidat me të cilat po përballen instancat vendore apo komuniteti kanë të bëjnë kryesisht me fushën mjedisore në hedhjen e pakontrolluar të mbetjeve, mungesa e shitjeve në bizneset e zonës për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, ruajtja e rendit, qarkullimi në zonë si dhe ruajtja e vlera historike e kulturore të pjesës muzeale të qytetit. Nga ana e drejtuesve është dakordësuar për përpjekjet që duhen bërë nga të gjithë aktorët vendorë e qendrorë për përballimin me sukses të kësaj situate dhe zgjidhjen e sfidave të vështira por jo të pamundura.