Takimi online i Komitetit Rajonal të Turizmit
Është zhvilluar nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj, takimi online i Komitetit Rajonal të Turizmit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të fushës së turizmit të bashkive respektive në qark, drejtuesve të institucioneve shtetërore në nivel vendor si dhe operatorëve turistikë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qarkun Gjirokastër.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve lidhur me mbarëvajtjen e sezonit turistik qeshor-nëntor 2020 në qarkun Gjirokastër, në kushtet e reja të krijuara nga situata e pandemisë Covid-19.
Prefekti i qarkut Gjirokastër bëri një përshkrim të punës së bërë deri më tani në fushën e turizmit që dhe pse ndodhemi në këtë situatë jo tepër të favorshme për shkak të virusit Covid-19, duhet të shtohen promovimet e atraksioneve të shumta natyrore e kultutore që ofron qarku Gjirokastër.
Gjithashtu, z. Aliaj prezantoi Plan-Veprimin për menanxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik, me qëllim zbatimin e masave të përcaktuara në këtë plan për pandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 si dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor të turizmit në qarkut tonë. Nga ana e pjesëmarrësve u shprehën për masat e marra nga institucionet përkatëse për mirëmenaxhimin e këtij sezoni turistik si dhe u evidentuan problematikat e konstatuara për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Në përfundim të këtij takimi, Prefekti i qarkut kërkoi një angazhim maksimal dhe koordinim ndërinstitucional në zbatim të akteve ligjore e nënligjore në mënyrë që të krijohet mundësia që sektori i turizmit të shërbejë si një nxitës i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik për qarkun tonë dhe më gjerë.