Takim zyrtar me Ministren e Kulturёs znj. Elva Margariti
Prefekti i qarkut Gjirokastёr z. Astrit Aliaj ka pritur njё takim zyrtar Ministren e Kulturёs znj. Elva Margariti.
Në takim është diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit ndёrinstitucional në fushën e kulturës, veçanёrisht lidhur me propozimet e shoqatёs kulturore “Migjeni” pёr hapjen e njё shtёpie kulturore nё qytetin e Gjirokastrёs, ku mund tё zhvillojnё veprimtarinё e tyre, me qёllim zhvillimin e mёtejshёm tё shkёmbimeve kulturore ndёrkombёtare. Ndёr tё tjera, u theksua edhe organizimi i Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastёr si manifestimi më i rëndësishëm i trashëgimisë sonë shpirtërore.
Nga ana e saj, ministrja znj. Margariti vlerësoi angazhimin e Prefektit të qarkut, nё bashkёrendimin e punёs pёr rijetёsimin e vlerave dhe trashёgimisё kulturore nё këtë qark.