Zhvillimi i provimit të parë të Maturës Shtetërore 2020
Prefekti i qarkut Gjirokastër së bashku me drejtoreshën e ZVA Gjirokastër-Libohovë-Dropull kanë ndjekur nga afër zhvillimin e provimit të parë të Maturës Shtetërore 2020, në shkollat e mesme “Siri Shapllo” dhe “Asim Zeneli”, Gjirokastër.
Në kuadër të situatës së krijuar, provimet e Maturës Shtetërore, këtë vit po zhvillohen nën masa të rrepta anti Covid-19, duke pasur si prioritet thelbёsor mbrojtjen e shёndetit tё maturantёve dhe respektimin e protokollit tё pёrcaktuar nga Ministria e Shёndetёsisё dhe Mbrojtjes Sociale.
Në fjalën e tij, Prefekti i qarkut fillimisht shprehu mirënjohje për çdo nxënës, prindër dhe mësues për përballimin me sukses në mbylljen e këtij viti shkollor jo pak të vështirë, ndërsa theksoi rëndësinë e kujdesit që duhet të tregojnë gjatë hapave të jetës në mënyrë që të zgjedhin gjithmonë të mirën e të bëhen njerëz që i shërbejnë shoqërisë dhe vendit.