Nisja e vaksinimit në Qarkun Gjirokastër
QYTETARËT TË PARËT!
Nisi sot në Qarkun Gjirokastër procesi i vaksinimit sipas Programit të detajuar të Komitetit të Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Heronjtë e betejës anticovid – 19 bluzat e bardha, personeli i shtëpisë së të moshuarve dhe vetë të moshuarit ishin të parët që nisën vaksinimin.
Procesi do të vazhdojë me armatën e mësuesve dhe edukatereve të kopshteve e çerdheve për të vijuar më tej me pjesë të tjera të popullsisë.
Sëbashku dhe me besim tek puna e palodhur, masat e Ministrisë së shëndetësisë, përkushtimi i mjekëve, infermerëve, gjithë strukturave shtetërore dhe tek Programi i detajuar i këtij procesi vaksinimi do t’ia dalim të fitojmë betejën e vështirë të pandemisë.
Në emër të jetës, në emër të së ardhmes!