Takimi i Organit Këshillues të Prefektit
KOORDINIM – BASHKËPUNIM – ZGJIDHJE efikase të PROBLEMEVE.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise KOTE ka zhvilluar sot takimin e Organit Këshillues të Prefektit me tematikë “Marrëdhëniet e Prefektit të Qarkut dhe Organeve të Vetëqeverisjes Vendore, bashkërendimi i veprimtarisë së tyre me degët territoriale për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta si dhe informimi periodik për fushën e tyre të përgjegjesisë”.
1- Standart ligjor për dokumentacionin që përcillet në Institucionet Shtetërore (për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore dhe degët territoriale).
2- Kordinim dhe bashkëpunim për zgjidhje efikase të problemeve nga Degët territoriale në bashkëpunim me Prefektin e Qarkut.
3- Informim periodik prane Prefektit te qarkut ne zbatim te ligjit 107/2016 “Per Prefektitn e qarkut” dhe ligjit 139/2015 “Per veteqeverisjen Vendore”.
4- Projekte, Programe Zhvillimore e Bashkepunim të veprimtarisë së Njësive të Veteqeverisjes Vendore me Degët territoriale ne shërbim të komunitetit.
Në takim, anëtarët e Organit Këshillues kanë diskutuar problematikat e hasura gjatë veprimtarisë së tyre të punës me qëllimin e vetëm përmirësimin e rezultateve të synuara dhe përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta në zbatim të objektivave e programit të qeverisë shqiptare në nivel qarku.
Disa nga problematikat u fokusuan edhe në koordinimin e punës dhe bashkëveprimin e institucioneve rajonale me njësitë e vetëqeverisjes vendore në qark, vonesat në ushtrimin e kompetencave dhe detyrimeve për kthimin në kohë të përgjigjeve, mënyra e trajtimit të ankesë-kërkesave, mënyra e trajtimit dhe depozitimit të vendimeve të njësive të vetëqeverisjes vendore pranë Prefektit të qarkut, zbatimi i urdhërave dhe udhëzimeve që kanë dalë për zbatim ndaj subjekteve që veprojnë në qark etj.
Një nga objektivat kryesorë të Prefektit të Qarkut për vitin 2021 është përmirësimi i nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve përmes ushtrimit të funksioneve sipas kompetencave dhe parimit të bashkëpunimit për zgjjidhjen e problemeve të përbashkëta. “Në këtë drejtim, duhet të bëjmë maksimumin tonë për të siguruar që të gjitha ankesat të dëgjohen dhe të zgjidhen në mënyrë të drejtë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur duke promovur kështu qendrimin pozitiv dhe ndjeshmërinë institucionale dhe qytetare ndaj problemeve të komunitetit” ka cilësuar në fjalën e tij Prefekti i Qarkut z. Odise Kote.