Gëzuar Ditën e bekuar të Pavarësisë!
Në një javë të mrekullueshme aktivitetesh përkujtimore e krenarie kombëtare dhe atmosferë e ndezur festive u organizuan Homazhet tradicionale në Kodrën e Rilindasve.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote pasi vendosi kurorën e nderimit, u shpreh për mediat: “Sot është një Ditë – Simbol e kohës, historisë, krenarisë dhe botës shqiptare. Gjirokastra i ka dhënë kaq shumë Rilindjes Kombëtare, Pavarësisē së Shqipërisē me bijtë e bijat e saj. Amaneti i tyre për Shqipërinë e bukur, zonjë e rēndë mes shoqeve, në Europën e Bashkuar është sot vizioni dhe puna jonë, trashëgimi për brezat që do të vijnë”
Nderim përjetë Rilindasve Shqiptarë!