80 vjetori i çlirimit të Atdheut
Bule Naipi e Persefoni Kokëdhima “rikthehen” në shtëpinë e tyre në Gjirokastër.
U përurua sot në ditën e 80 vjetorit të çlirimit të Atdheut monumenti në bronx i dy heroinave të popullit Bule Naipi e Persefoni Kokëdhima.
Monumenti në bronx u vendos në sheshin Çerçiz Topulli duke hijeshuar sheshin historik.
Monumenti, vepër e skulptorit Ksenofon Kostaqi u mbështet e sponsorizua nga kryetari i bashkisë Flamur Golemi.
Gjirokastra i ka tani dy Heroinat në sheshin qëndror të qytetit, dy simbole unikale të rezistencës antifashiste dhe luftës për liri e përparim shoqëror.
NDERIM Heroinave tona!