Studentët shpresa dhe krenaria jonë!
Diplomohen 500 studentë të Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër.
Ceremonia e Diplomimit të studentëve 2023-2024, u shndërrua në një festē të bukur e plot emocione, një prolog domethënës i udhëtimit në rrugët e shtigjet e vështira të dijes e formimit intelektual.
Sfida të reja presin pas diplomomit, ndaj energjia, gëzimi dhe emocionet e studentëve, prindërve dhe pedagogëve që kontribuan për këtë arritje të madhe, ishin fisnike aty në auditorin e madh të Universitetit.
Në këtë ceremoni mbresëlënëse ishte dhe Ministria e Turizmit e Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi, e cila me ligjërimin e saj pikant e frymëzues e bëri këtë ngjarje edhe më të veçantë.
Urimet më të mira të diplomuarve dhe Universiteti ‘Eqrem Çabej’!
Jeni krenari!