Takimi i Komitetit Rajonal të Parandalimit të Radikalizmit dhe luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote zhvilloi takimin e Komitetit Rajonal të Parandalimit të Radikalizmit dhe luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në qarkun Gjirokastër. Të pranishëm ishin drejtues të institucioneve shtetërore në nivel vendor, duke përfshirë përfaqësues të zbatimit të ligjit si policia vendore dhe kufitare, shërbimi i provës, shërbimet sociale dhe shëndetësore, punësimi dhe arsimi, si aktorë kryesorë në fenomenin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Prefekti i Qarkut z. KOTE, në cilësinë e kryetarit të Komitetit Rajonal, theksoi se parandalimi i hershëm, identifikimi dhe referimi i rasteve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe ndjekja e të gjitha veprimeve dhe masave mbetet një sfidë e rëndësishme drejt mbrojtjes së komunitetit dhe promovimit të paqes dhe sigurisë në qarkun tonë.
Gjithashtu, z. KOTE tërhoqi vemendjen për më shumë përgjegjësi dhe seriozitet në evidentimin e rasteve dhe referimin e tyre në instancat përkatëse duke qenë se synimi ynë mbetet mbi të gjitha ruajtja e kulturës dhe identitetit tonë.
Gjatë takimit pati diskutime gjithëpërfshirëse që synojnë rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit midis të gjithë aktorëve përkatës bazuar edhe në strategjitë që përcaktojnë dhe adresojnë shkaqet rrënjësore të radikalizimit, me fokus në edukimin, angazhimin e komunitetit dhe mbështetjen për individët në rrezik.