Edukim dhe siguri publike në çdo shkollë
Edukim dhe Siguri publike në çdo shkollë si një Mision për mirërritjen e fëmijve.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote zhvilloi një takim me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues Altin Merizaj, me tre shefat e rinj të komisariateve të Policisë Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, si dhe me drejtuesit e ZVA-ve të qarkut Gjirokastër.
Në fokus të këtij takimi ishte procesi i edukimit, siguria publike në shkolla; ngritja dhe funksionimi i Këshillave vendorë të sigurisë publike. Edukim dhe Formim me vlerat e vyrtytet e traditës shqiptare të familjes dhe arsimit.
Prefektit Kote i mëshoi së tepërmi koordinimit dhe bashkëpunimit zinxhir të të gjithë aktorëve për të garantuar një nivel tjetër sigurie në shkollë dhe perimetrin jashtë saj, në aspektin e sigurisë rrugore, sigurisë ushqimore, sigurisë urbane, si dhe mbrojtjes ndaj fenomeneve të dëmshme për nxënësit, si duhanpirja, apo konsumimi substancave të ndaluara.
Gjithashtu, pjesëmarrësit në takim ngritën problematika të ndryshme lidhur me funksionimin e këtyre Këshillave për menaxhimin në kohë dhe me përgjegjësi të të gjitha situatave që mund të rrezikojnë apo cënojnë sigurinë publike .