112 Vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote ishte pjesë e festimeve të Ditës së themelimit tē Policisë së Shtetit Shqiptar.
Drejtori i Drejtorisë VP Gjirokastër, Altin Merizaj ka evokuar rrugën e suksesit të kësaj policie, arritjet dhe sfidat që i presin efektivat në ditët, muajt e vitet nē vijim.
Në fjalën e tij Prefekti i Qarkut, z.Kote ka shprehur nderimin e mirënjohjen për punën e efektivave ndër vite, respektin për veteranët e policisë dhe nderimin e thellë për policët e rënë në krye të detyrës e familjet e tyre. Kote ka shprehur gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare për modernizimin e strukturave të policisë e rritjen e standartit të shërbimit sipas modeleve më të përparuara perëndimore.
Në Festën e Policisë së Shtetit ishin ftuar drejtues tê institucioneve ligjzbatuese, pushtetit vendor, arsimit, komunitetit të familjeve të policëve të rënë Dëshmorë, veteranē tē policisë, qytetarë e gazetarë.