Qytetari, Arsim dhe Edukim
Një bisedë interesante sot me nxënës të shkollës 9 – vjeçare “Muhamet Gjollesha” Lazarat, në zyrën e Prefektit të Qarkut.
I pyeta dhe më pyetën, mësuam emrat e njëritjetrit, ju tregova punët e pasionet e mia dhe ata më treguan se ç’donin të bëheshin në jetë. Pëlqenin matematikën, fiskulturën (mësues një ishfutbollist nga fshati) gjuhën e letërsinë, kiminë e biologjinë.
Njihnin poetêt e shkrimtarët e fshatit, këngëtarët e grupin polifonik. Shumica donin të bëheshin doktorë, inxhinierë, prokurorë, farmacistë, djemtë futbollista.
Folëm për përroin e fshatit, zogjtë, ujësjellësin, kopshtin botanik të shkollës, lulet e pemët e mbjella. U ankuan se ishin dëmtuar ngaqë s’kishte rrethim e porta e oborrit mbetej hapur. Më treguan dhe për bagëtitë, qumështin, djathin etj. E njihnin administratorin e komunës dhe punët e tij.
Më gëzoi së tepërmi përgjigjia rrufe e njē vajze imcake me syza kur i pyeta, kush e ka shkruar tekstin e Hymnit Kombëtar: Asdreni.
Dhe e recituam të gjithë me një zë!