Takim me Kryetarët e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe Drejtorët Rajonalë
Si një ekip i vetëm në shërbim e mbështetje të zhvillimit të turizmit!
Në takimin me Kryetarët e Njësive të Vetqeverisjes Vendore dhe Drejtorët Rajonalë prefekti i Qarkut Gjirokastër z.Odise Kote e ka vënë theksin në koordinimin e masave organizative, mbështetëse, kapilare në kontrollin e territorit për një sezon turistik të shëndetshëm, kreativ, në përputhje me pritshmëritë dhe pa problem e ngjarjetë pakëndshme.
Shtimi i numrit të turistëve këtë vit është më i madh, ka thënë prefekti Kote, ndaj masat tona organizative duhet t’i përgjigjen më së miri këtij realiteti. Prioriteti i qeverisë shqiptare për vitin 2024 është mbërritja në 13 milionë vizitorë. Për këtë qëllim ne duhet të kemi një qasje tjetër: Trajtim me respekt, kulturë dhe përmirësim cilësor në ofrimin e shërbimeve, pastërtisë argëtimit, mikpritjes së ngrohtë e mbresëlënëse.
Për secilin nga Institucionet: Kontroll dhe Kordinim, Masa organizative dhe përgjegjësi 24 orë, në të gjitha vendet turistike, resortet, muzetë, lumin Vjosa e Drino, turizmin malor, të fermës, aktivitetet e festat, etj, etj.
Oferta Turistike dhe Plan – Kalendari i Aktiviteteve t’i paraprijnë Sezonit Turistik.
Mardhënie e shëndetshme, creative dhe bashkëpunuese me të gjithë turoperastorët turistikë brenda e jashtë vendit.
Raporte bashkëpunimi e mbështetje me agjenstitë turistike vendase, hotelet, restorantet, artizanatin dhe të gjithë faktorët veprues në industrinë e turizmit.
A – Siguria publike.
B – Siguri shëndet, ushqimore.
C – Siguria rrugore e qarkullimit
D – Sistem informacioni përmes tabelave dhe sinjalistikës.
Në takim u ngritën disa probleme dhe u përcaktuan detyra konkrete për zgjidhjen e tyre.