Takimi “Bashkëpunim Shqipëri – Greqi për mbrojtjen e lumit Vjosa
Bashkëpunim Shqipëri – Greqi për ruajtjen, mbrojtjen e menaxhimin lumit Vjosa në të dy anët e kufirit.
Në Zagori, Greqi, u zhvillua takimi mes Prefekturave, Bashkive e të gjithë faktorëve ndikues ku rrjedh e frymon lumi Vjosa, nën partneritetin e ECO Albania, euronatur, OJF- ve
dhe ekspertizês shkencore.
Fokusi i disktutimeve u përqëndrua në përpjekjet e përbashkëta për menazhimin e lumit Vjosa, rruajtjen e raporteve dhe ekuilibrave të biodiversitetit, mbrojtjen e florës e faunës në tė gjithë gjatësinë e lumit Vjosa prej burimit nga malet e Pindit e derdhjen e saj në detin Adriatik.
Në fjalën e tij Prefekti i Qarkut Gjirokastër, z. Odise Kote ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh dhe projektet e përbashkêta midis dy anëve të kufirit me synimin ruajtjen e mbrojtjen e lumit Vjosa. E rëndësishme ka thënê z.Kote është dëgjimi i zërit të banorëve që jetojnë përgjatë lumit dhe gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme e shkencore si bazë për një menazhim të shëndetshëm e sipas standarteve bashkëkohore.
Drejtor i ECCO Albania Olsi Nika ka prezantuar hapat ndërmara për krijimin e urave të bashkëpunimit midis pushtetot lokal, OJF – të dhe të shkencës, kërkimit shkencor.
Takimi u vlerësua i frytshëm dhe dobiprurës.