100-vjet Spitali Rajonal “Omer Nishani”
100-vjet, sfida dhe arritje, spitali rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër!
Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Odise Kote ishte pjesë e festimeve të rrugëtimit vjeçar të armatës sê madhe tē mjekëve e infermierëve gjatë një shekulli, rrugëtim i mbushur me kujtime, përkushtim e sakrifica tē mëdha në shërbim të jetës sê qutetarëve të rajonit jugor e jo vetëm.
Një botim i veçantë me shije e profesionalizëm që u promovua, përkujtoi e shpërfaqi para plejadës së ditëve të sotme punën, historinë e krijimit, eksperiencën dhe nivelin shkencor të personaliteteve mjekësore të kêtij spitali ndër vite, doktorë e profesorë të shquar që i dhanë emër mjekësisë shqiptare.
Mjekë, të afërm tê tyre, infermierë e punonjës sollën kujtime të paharruara ndër vite duke shprehur mirënjohjen dhe falenderimin për mbështetjen e besimin e qytetarëve të rajonit jugor.
Ministria e Shëndetësisê, Drejtoria e spitalit dhe Këshilli i Qarkut Gjirokastër shpërndanë Çertifikata Mirënjohje e Nderimi për punën e palodhur, përkushtimin për doktorë e infermierë ndër vite.